2023 është viti i teknologjisë së fitnesit, sipas Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive (ACSM). Orët inteligjente, byzylykë, heart rate monitor, madje edhe unaza kushtuar fitnesit janë kthyer në protagonistë të sektorit, duke pushtuar vendin e parë në renditjen e tendencave më të pëlqyera. “Anketa Botërore e Trendeve të Fitnesit për vitin 2023” e ACSM, e cila intervistoi mbi 4,500 profesionistë të industrisë, thekson ndikimin që ka pasur pandemia në industrinë e fitnesit dhe mënyrën se si bota është përshtatur me këto nevoja të reja.
Këtu janë dhjetë tendencat kryesore të fitnesit për vitin 2023:
- 1. Teknologjia: Pajisjet si gjurmuesit e fitnesit, orët inteligjente dhe monitorët e rrahjeve të zemrës po e vendosin veten si mjete të domosdoshme për entuziastët e fitnesit.
- Stërvitja me pesha të lira: përdorimi i shtangave, girave, topave të mjekësisë është rikthyer në masë të madhe ndër preferencat e sportistëve, duke dëshmuar për rikthimin në aktivitetet tradicionale.
- Trajnimi me peshë trupore: trajnimi me peshë trupore, i cili përdor peshën trupore dhe përdor pak pajisje, vazhdon të jetë i popullarizuar për shkak të efektivitetit dhe aksesueshmërisë së tij.
- Aktivitete për të moshuarit: interesi në rritje për ushtrimet fizike në mesin e personave ne moshë çon në personalizimin e ofertës për të kenaqur nevojat e këtij segmenti të popullsisë.
- Functional Traning: trajnimi funksional ruan një rol udhëheqës në sektorin e fitnesit, me programe që mund të përshtaten për çdo nevojë.
- Aktivitetet në natyrë: aktivitetet në natyrë, si vrapimi dhe ecja, po fitojnë popullaritet, edhe falë dëshirës për t’u shoqëruar dhe për të qenë në kontakt me natyrën.
- Stërvitje me interval me intensitet të lartë (HIIT): Stërvitja me intensitet të lartë dhe me kohëzgjatje të shkurtër mbetet e vendosur në nivelin më të lartë, pavarësisht nga rreziqet e lidhura me lëndimet.
- Stërvitje për humbje peshe: Ky trend përfshin stërvitje në palestër, këshilla për ushqimin dhe stilin e jetesës, për të ofruar një qasje gjithëpërfshirëse për mirëqenien.
- Stërvitje me profesionistë të certifikuar të fitnesit: Gjetja e instruktorëve të kualifikuar dhe të certifikuar po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të siguruar rezultate optimale.
- Personal Training : Trajnimi individual me një trajner personal vazhdon të jetë një trend kryesor, falë aksesueshmërisë në rritje.
Për t’iu përgjigjur këtyre tendencave dhe për të trajnuar profesionistët e së ardhmes, Mythod Academy Albania ofron një Master per perosnal training të plotë dhe të certifikuar. Programi i trajnimit, i strukturuar me mësime teorike, ushtrime praktike u drejtohet si atyre që janë tashmë në sektor, ashtu edhe atyre që duan të ndjekin një karrierë në botën e fitnesit.
Vizito faqen tonë të internetit për të mësuar më shumë.
Mos e humb shansin tund për t’u bërë lider në botën e fitnesit të vitit 2023